Konjufca nuk pret marrëveshje të shpejt Kosovë-Serbi
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Konjufca nuk pret marrëveshje të shpejt Kosovë-Serbi

M.Sh/RTKLive

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk shprehet optimist për arritjen e një marrëveshje të shpejt me Serbinë. Ndryshe nga deklarimet e emisarëve amerikan e evropian, se një marrëveshje mund të bëhet, kryeparlamentari kosovar thotë se qasja e shtetit serb është në ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë, e cila tashmë është qartësuar kundër shtetit të Kosovës.

“Nuk jam optimist në arritje të një marrëveshje të shpejtë me Serbinë. Nëse diçka e tillë të ndodhte, pra sikur Serbia ta njihte Kosovën, do t’i shërbente jo vetëm rajonit, por gjithë Evropës. Sepse besoj që një njohje e Kosovës nga Serbia është e mirë për gjithë Evropën, pasi do të mbyllte disa çështje shumë të rëndësishme”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, gjithë struktura e rëndësishme e Serbisë, përfshirë inteligjencën, ushtrinë, policinë, politikën e  brendshme dhe atë të jashtme e udhëheqin personalitete që hapur thonë se Serbia duhet të bashkëpunojë me Rusinë. Vulin për shembull që tani udhëheqë me inteligjencën, pastaj Daçiq është rikthyer si udhëheqës i politikës së jashtme dhe vetë Vuçiç tashmë”, ka deklaruar Konjufca.

Këto komente kryeparlamentari kosovar i ka bërë në konferencën: “Gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës”. Të pranishëm ishin politikanë nga SHBA, Britanisë së Madhe, BE-së, diplomatë, deputetë dhe aktorë të shoqërisë civile.

 

 


MË SHUME NGA Lajme