Mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare

A.B/ RTKlive

Sot do të mbajnë mbledhje disa komisione të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të ketë takim i anëtarëve të Komisionit me: Bujar Ejupi - Drejtor i përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil, Naim Qelaj – Avokat i Popullit, dhe  Jeton Koca – kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ku temë diskutimi:  Çështja e kërkesës / peticionit të pesë grave – zyrtare në  Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet. Po ashtu në këtë mbledhje do të ketë  diskutim në Komision lidhur me temën: Pozita e Komuniteteve, Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë dhe propozimet e mundshme në të ardhmen, në Projektligjin për  mbrojtje nga diskriminimi, në funksion të forcimit të kësaj pozite, për komunitetet e lartpërmendura dhe për këtë të ftuar janë: Përfaqësues të OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve”.

Ndërsa Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, do të ketë me Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot, raporton RTKlive.

Ndërkaq Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, do të mbajë dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Anti Dopingun.

Kurse Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, do të shqyrojë raportin vjetor të performances të ofruesve të shërbimit të ujit për vitin 2021 dhe raportin për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022 si dhe pikë tjetër të rendit të ditës ka  formimin e grupeve të punës për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në rend dite ja këto pika: Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të pasqyrave financiare të KRU Hidromorava sh.a, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2021. I ftuar: Kryeshefi Ekzekutiv dhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve për Raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit të Kosovës, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2021 dhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve për Raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të KRM Pastrimi sh.a, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2021;

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bën shqyrtimin në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme