Kurti: Për një vit e gjysmë qeverisje kemi shumë të arritura|Video
BKT
Foto/ Bedri Meha/RTK
Lajme

Kurti: Për një vit e gjysmë qeverisje kemi shumë të arritura|Video

A.Bela / RTKlive

(E plotësuar, ora 11:15) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në këtë samit ka folur për arriturat e qeverisë që ai e udhëheq për një vit qeverisje.

“Parimi i sundimit të së drejtës që është shumë e ndërlidhur, ligjet duke qenë të aprovuar, janë shprehja përfundimtare e vullnetit të popullit, në një shtet demokratik do të thotë se ligjet duhet do të respektohen nga të gjithë dhe barazia të vlejë për të gjithë, për të pasurit, të varfrit, për të fortit dhe të dobëtit”, tha Kurti, raporton RTKlive.

Shefi i ekzekutivit folur për zhvillimet në vend duke përmendur të arriturat në shumë fusha, në drejtësi, ekonomi etj.

“Qeveria jonë ka bërë hapa të mëdha. Në vitin e kaluar jemi përmirësuar për 17 vende në indeksin e Transparancy Internacional në indeksin e perceptimit të korrupsionit, dhe në indeksin e shtypit. Jemi në vendin e parë në rajon sipas indeksit të drejtësisë. Autoritete ligj zbatuese, kanë marrë 800 aktivitete, duke arrestuar mbi 2000 persona, etj”, tha ai.

Kurti ka folur edhe për mbështetjen që qeveri po jep në këtë kohë kur kriza energjetike ka prekur Evropën dhe rajonin. Ai ka përmendur subvencionin që po bëhet ndaj faturave të energjisë elektrike, stimulim për sektorin privat për ata që rrisin pagat e punëtorëve.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  ka folur edhe për zhvillimet rreth agresionit rus ndaj Ukrainës dhe efekte në rajon.

Po ashtu Kurti theksoi se Serbia ende po vazhdon të refuzojë të vë sanksione ndaj Rusisë. “Që nga fillimi i luftës, Beogradi po mbyll sytë, ndaj krimeve të luftës. Presidenti i Serbisë nuk ka shfaqur asnjë pendimi të nënshkrimit të marrëveshjes që ai ka bërë me Rusinë. Kjo po bëhet kur Rusia ka tkurrur me qëllim furnizimin me vendet evropiane. Po ashtu Marrëveshja tjetër është alarmante, kur Beogradi dhe Moska janë pajtuar për politikën e tyre të jashtme”, theksoi ai.

Kurti tha se Kosova ka treguar se është aleat i besueshëm për të gjitha shtetet demokratike. “Kosova ka marrë pjesë në ushtrimet ‘Defender Europe. Jemi të parët që kemi vënë sanksione ndaj Rusisë. Jemi shteti që kemi strehuar refugjatët nga Afganistani, po ashtu edhe strehë për gazetarët nga Ukraina”, tha Kurti.

Gërvalla: Ballkani i Hapur hap dyert për Kinën

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se ka raste që që BE po përdor standarde të dyfishta.Ajo ka thënë se projekti i Ballkanit të Hapur hap dyert për Kinën. Sipas saj integrimet euroatlantike e vendeve të Ballkanit Perëndimor garantojnë paqe dhe siguri afatgjate. Kryediplomatja e Kosovës, ka kritikuar Serbinë për qasje destruktive.

Hovenier: Kosova ka vendin në NATO dhe BE

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, në Samitin e Ballkanit Perëndimor ‘2022’’, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, tha se SHBA angazhohet për një rajon për paqe dhe sigurinë.“Është urgjente pas sulmit brutal dhe i pajustifikuar. Prioriteti i jonë është mbështetja në integrimet evropiane për Ballkanin Perëndimor”, tha ai. Hovenier tha se SHBA e mbështet Kosovën pwr integrim në strukturat euroatlantike, duke përfshirë edhe  zhvillimin e FSK-së. “Kosova duhet të jetë në NATO, ajo duhet të merr vendin e vet, të marrë pjesë në klube dhe të flas për veten”, tha ai. “Kjo administratë ka përgatitur një ekip dhe i jep vëmendje një varg çështjesh. Ne dëshirojnë që punojmë bashkërisht dhe kemi pasur vizionin për të pasur një Evropë të pastër siç e ka thënë Bushi i vjetër. Prioritet tona janë për një rejon për paqe dhe prosperitet dhe e them diçka që e ka ritheksuar se sulmi brutal i Rusisë në Ukrainë, është dëshmi e tentimit për ta destabilizuar botën, pra prioriteti jonë është që të mbështeten integrimet e vendeve të Ballkanit në Evropë”.Ne mbështesim nismat që për aq kohë që vendet marrin pjesë barabartë. Ne tërë rajonin kemi plotë programe dhe japim para, këtu në Kosovë kemi tri qëllime strategjike. Ambasada jonë nuk dëshiron të humb kohë nëse nuk janë barabartë me tri qëllimet tona.Ne duam që dialogu të përfundojë dhe që Kosova të jetë pjesë e NATO-s. Ne mendojmë se duhet të bëhet më shumë për rritjen ekonomike, ka sfida në sektorin energjetik dhe për të tentuar për të tërhequr investitorë të huaj”, tha ai.

Schulz: BE-ja ka nevojë për unifikim dhe jo përçarje

Ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, tha bota tjetër është më polare tha sa Bashkimi Evropian.Ai ka përmendur se fjalimet që janë mbajtur në Kongresin e Partisë Komuniste janë shumë të rrezikshme.

Sipas tij Bashkimi Evropian kurrë më shumë nuk ka pasur nevojë të ketë një udhërrëfyes që mbështetet nga vendet anëtare. “Realiteti është se nuk ka udhërrëfyes, shtetet anëtare të BE-së, janë të përçara në një periudhë dramatike”, tha ai. Sipas tij nëse do të kemi një Tratktat të ri dhe reformë në BE do të kishim zgjerim më të lehtë të BE-së. Ai ka përmendur rastin e Maqedonisë së Veriut që kishte premtime për ecje të procesit integrues, por në fund ajo u bllokua. "BE-ja duhet të realizojë premtimet e veta", tha ai.
 

Papandreo: Lufta në Ukrainë krijoi momentum të ri për rajonin

Is-kryeministri i Greqisë, George Papandreo ka thënë se tha se është krijuar një momentum i ri pas luftës në Ukrainë. “Evropa duhet të luajë një rol të rëndësishëm dhe ne duhet të shohim se si të punojmë”, tha ai. Sipas tij duhet të ketë vullnet politik për rajonin e Ballkanit Perëndimor.Ai tha se e kupton se projekti i Ballkanit të Hapur është i vështirë për Kosovën. Ish-shefi i ekzekutivit grek, ka përgëzuar Kosovën për të arriturat.

Live| Samiti i Ballkanit Perëndimor

( E plotësuar, ora 09:20) Ka filluar Samiti i Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.Foto/ Bedri Meha/ RTK

Në hapje të këtij Samiti do të flas kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, raporton RTKlive.​​​​​​"Pushtimi rus i Ukrainës, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve po e çojnë botën drejt një krize të shumëanshme. Njerëzimi po lëviz në ujëra të paeksploruara. Në të njëjtën kohë, ka një diskutim domethënës për përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital dhe për forcimin e unitetit të Evropës kundër këtyre sfidave. A do të jetë Evropa në rrugën e duhur pavarësisht nga pengesat?. Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një rol unik për të luajtur kundër këtij mjedisi. Ideja se pa Ballkanin Perëndimor, Evropa nuk mund të jetë vërtet e bashkuar, gjithëpërfshirëse dhe politikisht efektive po fiton terren. Rajoni ka një rol kritik për të luajtur në nxitjen e paqes, bashkëpunimit dhe unitetit përmes diversitetit për Evropën. Megjithatë, për të përfituar nga ky rol, vendet e rajonit do të duhet të zgjidhin konfliktet rajonale dhe të lehtësojnë reformat që zvogëlojnë hendekun me pjesën e zhvilluar të kontinentit evropian", thuhet në njoftimin e The Economist.

The Economist njofton se në Prishtinë këtë vit në Samit marrin pjesë zyrtarë të rangut të lartë nga BE-ja dhe SHBA-ja, krerët e shteteve nga rajoni, institucionet ndërkombëtare, liderët e biznesit dhe financave, akademikët të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre mbi strategjitë e reja për të trajtuar krizën aktuale dhe për të rritur rritjen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe më gjerë.


MË SHUME NGA Lajme