Kurti priti delegacionin nga Shqipëria të prirë nga Pandeli Majko
BKT
Lajme

Kurti priti delegacionin nga Shqipëria të prirë nga Pandeli Majko

B. H. / RTKlive

Qarku i Kukësit ka vlerë të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kështu u tha në takimin që kryeministri i vendit, Albin Kurti, pati sot me delegacionin nga Republika e Shqipërisë.

Ky delegacion përbëhej nga dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko dhe Gerta Duraku, prefekti i Kukësit, Ali Hallaçi dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, në takim u diskutua për mënyrat dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel qendror dhe projekteve të përbashkëta në atë lokal.

“Duam të ecim në rrugën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me theks te lehtësimi i lëvizjes së banorëve të brezit kufitar”, citohet Kurti.

Në fund, delegacioni nga Shqipëria i bëri ftesë kryeministrit Kurti që ta vizitojë Kukësin.​


MË SHUME NGA Lajme