Bislimi: Mbretëria e Bashkuar aleat i fuqishëm i Kosovës
BKT
Lajme

Bislimi: Mbretëria e Bashkuar aleat i fuqishëm i Kosovës

Sh. Gashi/RTKlive

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

“Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi angazhimin dhe konstruktivitetin e vazhdueshëm, që nga fillimi i mandatit, në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me fokus në marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në komunikatën e ekzekutivit.

Bislimi e informoi Sir Stuart Peach rreth situatës me energji në veri si dhe me situatën energjetike në Kosovë në përgjithësi, për të cilën Peach ofroi disponueshmërinë e tij, të ndihmojë aty ku është e mundur, duke pasur parasysh krizën e përgjithshme që ka kapluar Evropën.

“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se për Kosovën, Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe vazhdon të mbetet aleat i fuqishëm dhe përfshirja e tyre në proceset me rëndësi nëpër të cilat po kalon vendi, është pozitive për ne si shtet. Peach theksoi që Mbretëria e Bashkuar do ta përkrahë Kosovën nga pozita ku ndodhet, sidomos në kuadër të aleancës së NATO-s”, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme