10:29 / 26.10.2022
`Kronika e librit` prezanton tituj të rinj|Video
K.Kasumi/ RTKlive
Gazetarja e RTK-së, Alketa Gashi-Fazliu, edhe këtë të mërkurë ka bërë paraqitjen e titujve të rinj.
Çdo javë gazetarja Alketa Gashi-Fazliu për adhuruesit e librave paraqet pesë tituj të ri të veprave të pesë autorëve shqiptarë dhe të huaj.
Në këtë javë ajo ka paraqitur librin "Poezia e Kosovës në tri kontekste" të autores, Mimoza Hasani Pllana, pastaj librin "Kontributi i femrës në Luftën Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik dhe në Han të Elezi" të autorit Hajrush Kurtaj, "Arti i Joshjes" nga Robert Greene, "Berta Isla", nga Javier Marias, dhe në fund një libër për fëmijë me titull "Grerëza Api dhe bleta Filia", nga Tahire Berisha Abazi.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:























