Serbia voton qeverinë e re, Kamberi e quan vazhdimësi kriminale
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Serbia voton qeverinë e re, Kamberi e quan vazhdimësi kriminale

M.Shefkiu/RTKLive

Menjëherë pasi Kuvendi i Serbisë ka votuan Qeverinë e re serbe, ka reaguar deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, duk e quajtur këtë i vazhdimësi të një Serbie problematike që qëndron në dy karrige.

“Në bazë të ekspozesë së kryeministres së re (vjetër) Ana Bërnabiq, prioritetet e qeverisë mbeten të njëjta. Shefi i qeverisë mbetet i njëjtë. Vazhdimësi në lojën me dy karrige, pa ide të qartë për integrimin evropian, me tendencë të refuzimit të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së. Vazhdimësi në mohimin e realitetit rreth Kosovës dhe tendencave të prolongimit të marrëveshjes finale”, ka shkruar Kamberi në rrjetin e tij social.

Sipas deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, me qeverinë e vazhdimësisë, Serbia vazhdon të mbetet problem serioz që Ballkani Perëndimor të gjej qetësi.

“Vazhdimësi në ambiciet për “Botën serbe”. Vazhdimësi në mohimin e përgjegjësisë për rolin e Serbisë për luftërat e përgjakshme. Vazhdimësi në glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës dhe mbrojtjes së muraleve të tyre në rrugët e Beogradit. Vazhdimësi në diskriminimin e pakicave. Vazhdimësi me logjikën autoritariste të presidentit “shteti jam unë”. Serbia, me qeverinë e saj të vazhdimësisë, do të vazhdojë edhe më tej të mbetet problemi serioz i qetësimit të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kamberi.

Ndryshe në krye të Qeverisë së Serbisë mbeti Ana Bërnabiq, ndërsa Ivica Daçiq, ish bashkëpunëtori i Sllobodan Millosheviqit nga Partia Socialiste Serbe u emërua zëvendëskryeministër  dhe ministër i Punëve të Jashtme.

 


MË SHUME NGA Lajme