Një vit nga vdekja e regjisores Burbuqe Berisha
BKT
FOTO/ MKRS
Kulturë

Një vit nga vdekja e regjisores Burbuqe Berisha

Sh.G

Një vit më parë ndërroi jetë regjisorja e filmit Burbuqe Berisha.

Burbuqe Berisha vdiq në moshën 51-vjeçare në objektin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, më 27 tetor të vitit 2021. Ajo ishte drejtoreshë artistike e festivalit “Prishtina Internacional Theater Festival”.

Një vit pas ndarjes nga jeta, Berishën e kujtuan Ministria e kulturës Rinisë dhe Sportit. Sipas MKRS-së, Berisha ka lënë gjurmë në kinematografinë kosovare.

"Në një vjetorin e ndarjes nga jeta, sonte kujtojmë veprimtarinë dhe figurën e regjisores Burbuqe Berisha. Ajo ka lënë gjurmë në kinematografinë kosovare, duke qenë regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, seri televizive, shfaqje teatrore dhe fituese e shumë çmimeve. Burbuqe Berisha është ndarë nga jeta më 27 tetor të vitit të kaluar” thuhet në statusin e MKRS-së.

Berishën, në njëvjetorin e ndarjes së saj nga jeta e përkujtuan edhe Qendra Kinematografike e Kosovës(QKK) duke thënë  Veprimtaria e saj ka lënë gjurmë të rëndësishme në kinematografinë kosovare.

Qendra Kinematografike e Kosovës përkujton regjisoren Burbuqe Berisha, në njëvjetorin e ndarjes së saj nga jeta.

Veprimtaria e saj ka lënë gjurmë të rëndësishme në kinematografinë kosovare, duke qenë regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, seri televizive, shfaqje teatrore dhe fituese e shumë çmimeve.

Burbuqe Berisha është ndarë nga jeta më 27 tetor të vitit të kaluar.


MË SHUME NGA Kulturë