Dobra: Kemi pranuar 80 komente për Projektligjin e pagave
BKT
Foto: MPB
Lajme

Dobra: Kemi pranuar 80 komente për Projektligjin e pagave

Arlinda Sejda/RTK

Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar më shumë se 80 komente në shqyrtimin publik të Projektligjit për pagat. Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra në një konferencë për medie.

Ai tha se me Projektligjin për paga dhe për Projektligjin për zyrtarët publik synohet rregullimi i administratës shtetërore.

”Më këto dy projektligje ne jo vetëm që kemi punuar për të korrigjuar problemet me legjislacion të cilat çdo vit identifikohen në raportet e progresit dhe në praktikë, por kemi ndërtuar mekanizma konkret për t’i adresuar problemet të cilat janë identifikuar e që më herët i quajta element të asaj sëmundjes kronike nga e cila vuan administrata jonë”, deklaroi ai.

Dobra tha se në muajin gusht janë nxjerrë që të dyja projektligjet në konsultime paraprake dhe në muajin shtator kemi filluar me konsultimet publike me ç ‘rast janë ftuar edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, pavarësisht nëse preken në mënyre direkte apo jo nga këto dy projektligje, që të japin komentet e tyre lidhur me këto dy projektligje që në fakt janë pika kyçe të reformës së administratës publike.

Të dyja llojet e konsultimeve kanë dëshmuar se ka interesim të madh të institucioneve dhe vet qytetarëve për të kontribuar që këto dy projektligje.

Gjatë konsultimeve paraprake dhe atyre publike, sipas Dobras kanë pranuar komente nga rreth 50 institucione të ndryshme si Ministri, Kuvendi, Agjenci të pavarura, rregullatorë e ekzekutive, organizata vendore e ndërkombëtare, organizata joqeveritare, sindikata, si dhe nga një numër qytetarësh të Republikës së Kosovës.

“Sa i përket ligjit për paga kemi pranuar komente nga rreth 80 institucione të ndryshme dhe kësaj radhe dukshëm më pak nga qytetarët për vet faktin se ata nuk preken në mënyrë direkte nga ky ligj, ndërsa me ligjin për zyrtarët publik ata janë plotësisht të vetëdijshëm se si rezultat i reformës do përmirësohen shërbimet që i marrin nga administrata publike dhe rrjedhimisht kanë qenë shumë më të interesuar”, tha ai.

Dobra tha se është më se nevojshme që të trajtohen me shumë kujdes në mënyrë që ligji të jetë i mirë për shkak se nevoja që ligji të jetë i mirë.


MË SHUME NGA Lajme