Bislimit i ndalohet vizita pak para hyrjes në Beograd
BKT
Lajme

Bislimit i ndalohet vizita pak para hyrjes në Beograd

B.H./RTKlive

Zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi i është pamundësuar vizita në Beograd për të marrë pjesë në Forumin për Marrëdhenie Etnike që drejtohet nga Dushan Janjiq.

Zëvendëskryeministri kosovar është detyruar të kthehet rreth 100 kilometra para mbërritjes në Beograd, me arsyetimin e autoriteteve serbe se "nuk ka siguri”.

Bislimi e ka quajtur manipulim të Serbisë tërë këtë situatë, teksa ka thënë se kërkesa për vizitë është bërë para një jave.

“Vizita jonë ishte aprovuar nga autoritetet serbe. E kemi kaluar kufirin dhe kemi qenë shumë afër Beogradit. Aty na ka dalë një makinë e policisë dhe na ka thënë se për arsye të sigurisë s’mund të shkohet tutje. Krejt kjo po del që është një manipulim”, ka theksuar Bislimi.

Ai ishte paraparë të qëndronte për dy ditë në kryeqytetin e Serbisë ku do të merrte pjesë në Konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”. 


MË SHUME NGA Lajme