Goncharenko: Ukraina do ta njohë Kosovën
BKT
FOTO/ RTKLive
Lajme

Goncharenko: Ukraina do ta njohë Kosovën

Muharrem Miftari/ RTKLive

Deputeti ukrainas, njëherësh anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, i cili, me ftesë të deputetit Haki Abazi, po qëndron për vizitë në Kosovë, theksoi se Ukraina shumë shpejtë do ta njohë Kosovën.

Ai duke folur për gjendjen aktuale në Ukrainë, ku po zhvillohen beteja të ashpra, kujtoi aktivitetet e Kosovës në mbështetje të Ukraniës, me ç'rast deputeti Goncharenko falënderoi  për këtë mbështetje dhe theksoi se përjetimet e njëjta na bëjnë më të përafërt dhe u shpreh se  ka sponzorizuar projektligjin për njohjen e Kosovës nga Ukraina, që së shpejti do të arrihet.

“Kosova do të njihet si pjesë e botës së lirë, kjo është e pamundur pa Ukraninë dhe pa Kosovën”, deklaroi Goncharenko në Lajmet e fundit, në RTK.

Më tej ai përmendi faktin se në Parlamentin e Ukrainës është themeluar Grupi Parlamentar "Miqtë Kosovës", ku ai është kryetar i grupit.

Tutje, Goncharenko përmendi se propozimi i tij për projektligjin për njohjen e Kosovës është pritur mirë nga kolegët e tij ukranias.

“Tani them se ka progres në këtë pikë, se ka shumë që kanë ndërruar mendjen mbi Kosovën”, deklaroi ai.

Veç kësaj, Goncharenko foli edhe për Këshillin e Evropës, ku ai përmendi faktin se, ndonëse ka 12 vende në kuadër të KiE-së që nuk e njohin Kosovën, së shpejti do të pranohet në KiE.

Lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor, mes Serbisë e Kosovës, ai përmendi strategjinë e njëjtë të Serbisë me Rusinë, teksa përmendi nocionin e denacifikimit, duke shtuar se Rusia, kështu, përbën kërcënim tejet të madhë në Ballkan.

Ai shtoi se të gjitha lojërat duhet të ndalen dhe “jemi në situatë lufte dhe them se kush qëndron në anën e së keqes, them se jeni në anën e gabuar”.

“Rusia përdorë Serbinë që të shkaktojë kaos në rajon dhe kjo duhet ndalur, këtë shqetësim e  kam ngritur edhe në SHBA e Angli e gjetiu”, deklaroi Goncharenko në Lajmet e fundit.

Ndërsa për  liberalizimin e vizave për Kosovën, Goncharenko theksoi se Kosova është Evropë.

“BE tani vërtetë po kërkon mundësin për të thënë: Po!”, tha ai, teksa shtoi se jam optimist se edhe Kosova e Ukraina janë Evropë se jemi shteti që po jep gjak për këtë projekt.

Ai u shpreh i bindur se Ukraina do ta fitojë luftën kundër Rusisë, duke rivendosur rendin ndërkombëtar.


MË SHUME NGA Lajme