Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mbahet festivali i muzikës “Kosova kamerfest”. Për të folur për këtë festival, të ftuar janë: Dorina Laro - violonçel, Kristina Laço Petrollari-piano dhe Dejon Bandaj – violinë.
Për të folur për fjalorin “Kosova brenda tridhjeteshtatë shkronjave”, i ftuar është Qerim Ondozi - autor i fjalorit, njëherit përfasues nga Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij
Këtë të diel mbyllet edicioni i jashtëzakonshëm i “Manifesta 14”, do të flas Dardan Hoti, zyrtar për media në “Manifesta 14 Prishtina” .
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























