Kurti: Për çështjen e targave flasim sot në qeveri
BKT
Foto/ RTKlive
Lajme

Kurti: Për çështjen e targave flasim sot në qeveri

A.Bela

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur sot për çështjen e targave ilegale dhe ndërmjetësimit ndërkombëtar, tha se për këtë do të flas sot nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ku është paraparë të mbahet një mbledhje, por për të cilën ende nuk është berë e ditur agjenda e saj.

Shefi i ekzekutivit nuk ka dashur të komentoj më shumë rreth targave temave te tjera. Kurti u tha gazetarëve se për të gjitha çështjet që lidhen me targat dhe presionin ndërkombëtar do të flas nga Qeveria, raporton RTKlive.

“Sapo isha në marshin që i dedikohen grave nga kanceri i gjirit, ne do ti mbështesim ato, kurse për çështjet tjerat si puna e targave dhe e ndërmjetësimit ndërkombëtar në raportet me Serbinë do të flasim pasdite nga Qeveria, ju lutem të shprehim respekt për këto gra e vajza, sot pasdite do të flasim për këtë çështje të tjera”, tha shkurt Kurti.


MË SHUME NGA Lajme