18:30 / 28.10.2022
Kurti priti në takim koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara
V.Thaçi /RTKlive
Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe UNKT, për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, ishin në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.
Kështu bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Poashtu sipas komunikatës gjatë takimit, u theksua gatishmëria për koordinim të mëtejmë dhe angazhim produktiv, në arritjen e progresit në Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UNSDCF), për periudhën 2021-2025.























