21:33 / 28.10.2022
Memorandum bashkëpunimi për ruajtjen e identitetit shqiptar në Luginë
V.Thaçi/RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, për të nënshkruar bashkë pastaj edhe një Memorandum të Bashkëpunimit, njofton zyra e kryeministrisë përmes një komunikate.
Sipas njoftimit ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.























