Mbahet testi me shkrim për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj të shtetit
BKT
Foto: KPK
Lajme

Mbahet testi me shkrim për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj të shtetit

Fadil Sertolli / RTKlive

Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se është mbajtur testit me shkrim për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj të shtetit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.​

Në kuadër të këtij procesi, sipask komunikatës, morën pjesë 238 kandidatë, prej të cilëve 5 nga komunitet joshumicë dhe 93 kandidatë të gjinisë femërore.

“Fillmisht, në prani të monitoruesve, në ditën e mbajtjes së këtij testi, Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit hartoi Testin me Shkrim për kandidatët. Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit Prokuroial të Kosovës, Jetish Maloku, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni, mbikëqyri rrjedhën e plotë të mbajtjes së Testit të sotëm me Shkrim”, thuhet në komunikatë.   


MË SHUME NGA Lajme