Liqeni moçal i Gllavicës i shkatërruar nga qytetarët|Video
BKT
Lajme

Liqeni moçal i Gllavicës i shkatërruar nga qytetarët|Video

Driton Ramadani - RTK

Një ujë mbledhës i krijuar ne mënyrë artificiale, i cili gjendet ne vendin e quajtur Gllavica në Komunën e Shtimes e i njohur si "Liqeni i Gallavicës" me pak i investime mund te shndërrohet në një vend atraktiv për vizitoret e sidomos për të pasionuarit pas peshkimit. Peshkatari, Mustafë Duti, thotë se në këtë vend më parë është investuar, por jo mjaftueshëm dhe qe dita ditës është duke u shkatërruar.

“Në fillim, Shoqata e Peshkatarëve Sportiv dhe Rekreativ të Kosovës “Salmon” në Shtime më iniciativën që e ka ndërmarr Kuvendi Komunal, ata na ndihmuan dhe na e dhanë në menaxhim. Liqenin e rrethakuam mirë, ndërsa KFOR-i turk  e pastroi, na e menaxhuam sa kemi pasur mundësi. Mirëpo dora e keqe e ka vjedhur krejt rrethojën, i theu shtyllat edhe ne si shoqatë nuk patëm qasje”, deklaroi Dauti.

Edhe peshkatarët e tjerë thonë se duhet të këtë një mirëmbajtje, sepse ky vend ofron potencial për zgjerim dhe ofrim te kushteve për rekreacion.

“Kohën e lirë e kalojë në peshkim por po i hedhin  këto mbeturinat dhe kjo është shumë keq nuk duhet ti lënë këtu duhet ti marrin me vete mundësisht se nuk bënë sepse secili vije përqef por nëse vazhdohet këtu dy tri javë më së paku ti këtu nuk ke se çka vjen”, drklaroi Ramadan Maloku.

Në anën tjetër në komunë thonë se ajo pjesë tani është shndërruar në park të biznesit dhe se parashihet një projekt i rregullimit të asaj ane. E që në plan është edhe rregulli dhe mirëmbajtja e këtij vendi

“Shpresoj që në vitin 2023 ne edhe si zonë kemi për ta finalizuar edhe me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, edhe po ashtu me bë një projekt për pjesën e liqenit kam qenë vet prezent në atë pjesë kam parë edhe hedhjen e mbeturinave që nuk janë të mira për atë zonë. Mirëpo në zonën e biznesit besojë që këto gjera do të ndalen edhe ajo do të merr një pamje tjetër në vitet në vazhdim”, deklaroi Grejtalb Emini, drejtori  për Planifikim Urban, Kadastër , Gjeodezi dhe Pronësi në Shtime.

Peshkatarët thonë se ka peshk të llojeve të ndryshme.


MË SHUME NGA Lajme