Policia jep detaje për aksidentin në `Kodrën e Trimave`
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në `Kodrën e Trimave`

A.B / RTKlive

Një person është lënduar si pasojë një aksidenti që ka ndodhur në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për RTKlive se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 17:00 ne rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut” – tha Ahmeti për RTKlive.


MË SHUME NGA Lajme