Policia publikon format e fletëqortimit për targat
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka publikuar formën e fletëqortimit që do të aplikohet nga zyrtarët policorë në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe pikat kufitare.
Siç raporton Donika Sherifi, gazetarja e RTK-së nga Mitrovica e Veriut, Policia ka thënë se ka bërë të gjitha planifikimet e saj me qëllim të zbatimit të vendimit për targat.
“Policia e Kosovës, referuar vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.10.2022 me Nr. 05/103, i cili ka të bëjë me procesin e regjistrimit të mjeteve nga targa PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS, ka bërë të gjitha planifikimet e saja me qëllim të zbatimit të këtij vendimi.”
Ndërsa nga data njëzet e një nëntor deri me datë njëzet e një janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi.
























