21:33 / 31.10.2022
Hovenier uron Halloween-in
RTKlive
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka festuar festën e Halloween-it. Ai i ka postuar disa fotografi në ‘Twitter’, së bashku me gruan e tij, Laurën, të veshur me kostume të dedikuara për këtë festë.
“Laura dhe unë urojmë një Halloween shumë të lumtur për të gjithë - ne u argëtuam duke festuar herët me komunitetin e Ambasadës dje!”, ka shkruar Hovenier.
























