13:48 / 01.11.2022
Mehaj e vlerëson sukses të radhës kursin bazik për oficer
M.Miftari/RTKlive
Ka filluar përzgjedhja e kursantëve të rinj në kursin bazik për oficer, që organizohet në kuadër të Shkollës së Oficerëve të Akademisë së Mbrojtjes.
Ministri i FSK-së, Armend Mehaj, përmes një deklarate në rrjetin social Facebook, ka uruar përzgjedhjen e kursantëve të rinj në procesin testues për kalimin nga nënoficer në kategorinë e oficerëve të FSK-së.
Ai, duke uruar kursantët e rinj, për zgjedhjen e tyre në kursin për oficerë, shtoi se ky kurs 16-javorë po zbatohet sipas standardeve më të avancuara të shkollave profesionale të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s.
Mehaj këtë kurs e ka vlerësuar si një tjetër sukses të madh të FSK-së.























