Kelmendi dhe Wigemark flasin për sundimin e ligjit
BKT
Foto: Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit
Lajme

Kelmendi dhe Wigemark flasin për sundimin e ligjit

E.Hoti/RTKlive

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim shefin e misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, Lars-Gunnar Wigemark.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe shefi i Eulex-it, patën diskutime të frytshme lidhur me çështjet që përfshijnë fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë identifikimin dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta, avancimin e bashkëpunimit në funksion të konsolidimit të një sistemi të drejtë ligjor, të arriturat dhe vështirësitë në trajtimin e rasteve të ndryshme penale që monitorohen nga misioni i Eulex-it, si dhe shkëmbimin e pikëpamjeve për reformat ligjore, veçmas për hyrjen në fuqi të Kodit të Ri të Procedurës Penale.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Kelmendi e vlerësoi jashtëzakonisht të domosdoshme mbështetjen dhe ekspertizën e Eulex-it në ngritjen e efikasitetit gjatë trajtimit të rasteve të ndryshme penale.

“Po ashtu, U.D. Kryeprokurori i Shtetit shprehu gatishmërinë institucionale për t’i adresuar të gjitha rekomandimet që dalin nga raporti monitorues i Eulex-it lidhur me punën e Prokurorit të Shtetit. Me këtë rast, ka çmuar lartë procesin e monitorimit të rasteve të ndryshme penale,duke ndikuar kështu pozitivisht në avancimin e punës profesionale të prokurorëve të shtetit”, thuhet në njoftim.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar këtë takim mjaft të dobishëm e produktiv si dhe shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit institucional edhe në të ardhmen. 


MË SHUME NGA Lajme