Deputetët e Mbretërisë së Bashkuar premtojnë mbështetje për në KiE e NATO
BKT
Lajme

Deputetët e Mbretërisë së Bashkuar premtojnë mbështetje për në KiE e NATO

M.Miftari/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori Ilir Kapiti, në Parlamentin Britanik takoi sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, APPG (All Party Parliamentary Group), të përbërë nga: Harriett Baldwin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Matthew Offord dhe Tony Lloyd.

Kryeministri Kurti i njoftoi deputetët për të arriturat në Kosovë, sundimin e ligjit, ngritjen ekonomike dhe çështje tjera aktuale në Kosovë dhe rajon.

Sikundër bëhet e ditur nga një komunikatë për medie, kryeministri Kurti ka falënderuar përfaqësuesit britanikë për kontributin për Kosovën. Gjatë bashkëbisedimit në veçanti u theksua vazhdimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministrit Kurti gjatë takimit iu premtua përkrahja e plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare, thuhet, mes tjerash në komunikatë.


MË SHUME NGA Lajme