Partia Laburiste premton përkrahje për Kosovën në integrimet ndërkombëtare
BKT
Lajme

Partia Laburiste premton përkrahje për Kosovën në integrimet ndërkombëtare

N.Mekolli /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Londër, sot u prit në takim nga lideri i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer. Lideri laburist shoqërohej nga zëvendësja e tij, Angela Rayner, kurse Kryeministri Kurti nga ambasadori ynë, Ilir Kapiti.

Bëhet e ditur se u diskutuan një sërë temash të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe zhvillimet aktuale politike në botë posaçërisht pas agresionit ushtarak dhe invazionit rus në Ukrainë.

“Solidariteti me popullin ukrainas dhe uniteti i demokracive dhe progresistëve kundrejt autokracive u konstatua si prioritet i përbashkët.

Kryeministri Kurti e njoftoi Sir Keir Starmer për përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, dhe e falënderoi atë për rolin historik të laburistëve në mbështetjen e Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Bëhet e ditur se Sir Keir Starmer gjithashtu i ofroi përkrahje kryeministrit Kurti për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare.​


MË SHUME NGA Lajme