Telekomi fiton në Arbitrazh | Video
BKT
Lajme

Telekomi fiton në Arbitrazh | Video

RTK

Telekomi i Kosovës njofton se pas një beteje të gjatë ligjore katërvjeçare, sot ka pranuar Vendimin përfundimtar nga Tribunali i Arbitrazhit, përmes të cilit ka shënuar një fitore të plotë, duke refuzuar në tërësi kërkesat e palës paditëse.

Me Vendimin e Arbitrazhit është refuzuar padia e një kompanie nga fusha e IPTV, në vlerën prej mbi 10 Milionë euro, derisa janë konfirmuar në tërësi veprimet e ligjshme të Telekomit të Kosovës, thuhet në njoftimin për medie të Telekomit.

Më tej në njoftim theksohet se Telekomi, në përpjekje për të kthyer ligjshmërinë në kompani, ka rishikuar të gjitha kontratat e mëdha. Gjatë këtij rishikimi, ka hasur në shumë parregullsi. Demet ndaj Telekomit nga modele të ngjashme kontraktuese kapin vlerën mbi 150 milionë euro.

Kompania ka bërë padi në institucionet përkatëse për nënshkruesit dhe zbatuesit e këtyre kontratave, të cilat e sollën kompaninë, dikur më të fuqishme publike, buzë falimentimit, thuhet ndër të tjera në njoftimin për medie.


MË SHUME NGA Lajme