"Gratë në të Zeza": Serbia ta braktisë politikën vetëvrasëse ndaj Kosovës
BKT
Lajme

"Gratë në të Zeza": Serbia ta braktisë politikën vetëvrasëse ndaj Kosovës

M.Shefkiu/RTKlive

Organizata "Gratë në të Zeza" në Serbi, mbështetur nga organizata tjetra të shoqërisë civile, personalitete dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi, ka përpiluar një apel për Kosovën. Sipas një kumtese për medie, ky apel u bën thirrje opinionit vendor në Serbi dhe atij ndërkombëtar që të ballafaqohet me realitetin dhe të bëjë presion mbi pushtetin aktual në Serbi që të braktisë politikën e saj vetëvrasëse.

“Pushteti në Serbi nuk e merr parasysh faktin se qytetarët e Kosovës nuk duan t’i nënshtrohen sovranitetit të shteti në emër të të cilit janë persekutuar dhe janë vrarë të gjithë ata që donin t’i ndërtonin marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve mbi baza të reja, pa diskriminim dhe represion”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, "Gratë në të Zeza", kërkojnë nga autoritetet në Serbi të ndalojnë së penguari anëtarësimin e Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

“Në këtë mënyrë Serbia në mënyrë të qartë dhe pamëdyshje do të jepte kontributin e saj në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetin rajonal. Në të njëjtën kohë, apelohet tek institucionet ndërkombëtare dhe shoqëria civile në Kosovë që të kundërshtojnë me vendosmëri të gjitha format e diskriminimit në bazë etnike, fetare, kulturore, politike, gjinore dhe çdo përkatësie tjetër” thuhet në apel.


MË SHUME NGA Lajme