Projekti filmik ‘Jerëm’ do të jetë pjesë e `Quinoxe Europe`
BKT
Kulturë

Projekti filmik ‘Jerëm’ do të jetë pjesë e `Quinoxe Europe`

Sh.G / RTKlive

Projekti filmik ‘Jerëm’ do të jetë pjesë e punëtorisë së zhvillimit të projektit në edicionin e 27-të të e Quinoxe Europe që do të zhvillohet këtë vit në Lisbonë, Portugali, 5deri më 12 nëntor. Kjo mbështetje zhvillimore është e katërta radhazi që i jepet këtij projekti në dy vjet.

Projekti filmik ‘Jerëm’ do të jetë pjesë e edicionit të 27-të të punëtorisë “Quinoxe Europe” që do të zhvillohet këtë vit në Lisbonë, prej  5 deri më 12 nëntor. Detajet nga ky projekt i ka treguar në emisionin e mëngjesit në RTK regjisori Ismet Sjarina.

 “Projekti quhet ‘Jerëm’ që është dialektikë normalisht. Është një projekt të cilin e kam filluar para dy vitesh kur kam fituar projektin për zhvillim nga QKK-ja, pastaj kemi fituar edhe në disa vende tjera dhe mandej morëm një fond edhe nga ‘YouCall’, një agjension privat, i cili përmes ligjit për sponsorizim ka ndarë një fond të mirë për zhvillimin e këtij projekti. Po ashtu, kemi fituar edhe në ‘Equinoxe’, që është një ndër  programet më të vjetra të zhvillimit të projekteve në Evropë sa i përket kinematografisë”, tha Sijarina.

Ai bëri të ditur se bashkë me dy producentët e projektit do të shkojnë në Lisbonë për 8 ditë, me ç’rast do të takohen çdo ditë me nga një konsulent skenari.

“Ne do të qëndrojmë në një punëtori për 8 ditë dhe çdo ditë do ta ka kalojmë me nga një konsulent, të cilët normalisht e kanë lexuar skenarin. Ne do të drekojmë bashkë, do të shëtisim bashkë dhe do e kalojmë ditën bashkë me qëllim që të flasim dhe japim ide për këtë projekt dhe pastaj unë këto ide do t’i fus në draftet e këtij skenari”, ka sqaruar Sijarina.

Për më shumë ndiqeni videon;


MË SHUME NGA Kulturë