Daçiq: Serbia "pro" heqjes së vizave për Kosovën, gjysma do të ikin në BE
BKT
Lajme

Daçiq: Serbia "pro" heqjes së vizave për Kosovën, gjysma do të ikin në BE

M.Shefkiu/RTKlive

"Liberalizmin e vizave" për qytetarët e Kosovës nuk po e kundërshton as Serbia, që për vite të tëra mban qëndrime kundër çdo zhvillimi në Kosovë.

Madje, Serbia ka kundërshtuar anëtarësimet e Kosovës edhe në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të sigurisë, siç janë: Interpol e Europol. Mirëpo kësaj here mban qëndrimin pro heqjes së vizave, "duke besuar se heqja e vizave ndikon në depopullimin e Kosovës ".

Kështu të paktën shprehet ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, në një deklaratë dhënë për mediat serbe.

“Jemi dakord që të gjithë ata që kanë pasaporta serbe dhe janë nga Kosova mund të shfrytëzojnë përfitimet e liberalizimit të vizave”, ka deklaruar Daçiq.

Ndërsa kur është pyetur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ai ka thënë se “Serbia nuk e ka fare problem me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Këta nuk po u jep Bashkimi Evropian, sepse ata e dinë se gjysma e qytetarëve do të shkonin në BE”, ka deklaruar Daçiq.

Madje ai ka thënë se edhe “vet do ta ndihmonte këtë”.

Ndryshe, edhe presidenti serb Vuçiç më herët ka thënë se serbët do t’i gëzohen heqjes së vizave për kosovarët, për shkak se me këtë “Kosova do të zbrazet nga shqiptarët”.

“Serbët i gëzohen kësaj, për shkak se shohin vetëm se sa shqiptarë do ta braktisin Kosovën”, kishte deklaruar  Vuçiq.


MË SHUME NGA Lajme