Konjufca: Zhitia e Fazliu ishin fymëzim për brezat e rinj
Fatos Cervadiku/ RTK
Dëshmorëve në “Velani”. Të pranishëm në këtë përvjetor ishin familjarë e përfaqësues të institucioneve të Kosovës, me ç’rast u vlerësua lartë figura e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.
Në përvjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut u bënë homazhe në Varrezat e
Pas homazheve, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se Afrimi e Fahriu ishin shembulli më kuptimplotë i sakrificës për liri, që frymëzuan edhe brezat e mëpastajmë.
“Erdhëm për të nderuar heronjtë tanë, të cilët këtu e 33 vite më parë dhanë shembullin më sublim se si jepet jeta për lirinë e atdheut. Ata me pushkë në dorë i luftuan forcat e okupatorit dhe ranë heroikisht në krye të detyrës”, theksoi kryetari Konjufca.
Kreu i Kuvendit shtoi se Afrim Zhitia e Fahri Fazliu ishin të frymëzuar nga veprimtaria e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, të cilët dhanë jetën në po të njëjtën mënyrë.
“Shembullin e tyre e ndoqën më pas mijëra djem e vajza, të cilët në vitet 1998-1999 u bashkuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e përjetësuar aktin heroik të Afrimit e të Fahriut. Do të kujtohen dhe nderohen sa të ketë popull shqiptar”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

























