16:24 / 02.11.2022
Abott dënon djegien e veturës, e vlerëson legjitim vendimin për targat
B.H./RTKlive
Pas ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier ndaj djegies së veturës së një serbi me targat RKS, ka reaguar edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicolas Abott.
Ai e ka cilësuar këtë rast si vepër kriminale, teksa e ka vlerësuar legjitime politikën e ekzekutivit kosovar lidhur me konvertimin e targave ilegale në RKS.
“Zjarrvënia ndaj pasurisë së individëve që kanë regjistruar veturat e tyre në targa RKS është vepër kriminale dhe mënyrë e gabuar për të treguar pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë”, ka shkruar Abott në profilin e tij në Facebook.























