Kamberi:Pa Luginën e Preshevës, nuk ka normalizim të raporteve Kosovë-Serbi
BKT
FOTO/ RTKlive
Lajme

Kamberi:Pa Luginën e Preshevës, nuk ka normalizim të raporteve Kosovë-Serbi

A.Bela. RTKlive

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar edhe njëherë që të jenë pjesë në bisedimet që do të zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë.

Kamberi në një intervistë për Info Plus, të Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tha se pret që në pjesën tjetër të dialogut me Serbinë, që çështja e Luginës së Preshevës, të jetë në bazë të parimit të reciprocitetit dhe të shtrohet në tryezën e bisedimeve.

“Nuk besojmë në një marrëveshje paqësore, apo të normalizimit të marrëdhënieve dhe raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, pa përfshirjen e çështjes e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pra ne presim që të jemi në agjendën e bisedimeve”, tha ai.

Deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur edhe për rezultatet e regjistrimit, e ku shqiptarët kanë kaluar mbi 100 mijë qytetarë. Ai bëri me dije se statistikat e regjistrimit në Luginë të Preshevës kanë demantuar të gjitha deklarimet e Serbisë për gjoja numrin e vogël të shqiptarëve atje.

Kamberi ka falënderuar dy qeveritë Kosovës dhe Shqipërisë për mbështetjen ndaj Luginës së Preshevës.


MË SHUME NGA Lajme