17:37 / 02.11.2022
Kurti udhëtoi drejt Gjermanisë, merr pjesë në Samitin e Berlinit
E.Hoti/RTKlive.com
Kreu i ekzekutivit Albin Kurti, ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të merr pjesë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet më 3 nëntor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e kryeministrisë.
“Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për në kryeqytetin e Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet më 3 nëntor në kuadër të Procesit të Berlinit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, të mërkurën në Berlin do të nënshkruhen tri marrëveshjeve në mes të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.























