Boletini: Zgjidhja e çështjes së pronës të RTK-së, e domosdoshme|Video
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Boletini: Zgjidhja e çështjes së pronës të RTK-së, e domosdoshme|Video

Venera Xhoxhaj/ RTK

Kuvendi i Kosovës i ka rekomanduar Qeverisë që në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Privatizimit ta definojë pronësinë e objektit të ish-Radio Televizionit të Prishtinës dhe statusin e asaj prone. Këtë rekomandim e ka mirëpritur Bordi i RTK-së pasi e konsideron si problem të theksuar çështjen e pronës për punonjësit e RTK-së.

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës vazhdojnë të punojnë në objekte të cilat nuk i plotësojnë kushtet për punë, ani se ky problem është theksuar disa herë nga udhëheqësit e këtij institucioni.

Kuvendi i Kosovë ka rekomanduar që Qeveria në bashkëpunim me AKP-në, ta definojë pronësinë e objektit të ish RTP-së.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, tha për RTK ta kenë mirëpritur këtë rekomandim pasi zgjidhja e çështjes së pronës është e domosdoshme.

“Për neve është jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo çështje të shkohet tutje, të procedohet në qeveri dhe të merret vendimi për transferimin e pronës nga AKP-ja tek RTK-ja, ne jemi duke e përgatitur një raport, ku do të shkojmë më propozim konkret, do të iu drejtohemi Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve të tjera se si konsiderojmë se duhet të zgjidhet çështja e pronës së RTK-së.

Ndërkohë rekomandime, Kuvendi ka drejtuar edhe për bordin e RTK-së. “Edhe rekomandimet të cilat janë cekur, disa janë plotësuar. Të zëmë për produksionet e jashtme, ka qenë një nga vendimet e para të bordi, po ashtu jemi duke punuar në dy rekomandimet e tjera”, tha ai.

Kuvendi ka shqyrtuar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike të dala nga shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së për vitin 2021 dhe raportin e auditimit të përformancës për vitet 2019 - 2021 dhe më pas ka nxjerrë rekomandimet për dy institucionet Qeverinë dhe Televizionin Publik.


MË SHUME NGA Lajme