Në dy shkolla fillore në Prishtinë ka filluar të praktikohet ora e Jogas
Ganimete Baliu / RTK
Tashmë kemi dëgjuar për përfitimet që sjell Joga në nivelin fizik duke përfshi fleksibilitetin, forcimin e muskujve e ndër të tjera ul edhe stresin. Duke u nisur nga kjo shkolla fillore Faik Konica dhe Xhemajl Mustafa në Prishtinë e kanë futur si lëndë zgjedhore Jogen. Edhe pse një lëndë e re për ta ajo është pritur shumë mirë nga nxënësit.
Nxënësit e klasës së 9 në shkollën fillore Faik Konica në kryeqytet tashmë po e mësojnë Jogen si lëndë zgjedhore. Duke parë të mirat që ofron Joga tek nxënësit drejtuesit e shkollës kanë krijuar kushte që kjo të futet si lëndë zgjedhore. Nxënësit në anën tjetër po e pëlqejnë lëndën dhe atë se si po ndihen gjatë kohës kur janë në orën e Jogas.
Flaka Baliu mësimdhënësja e kësaj lënde, thekson se përfitimet e nxënësve nga kjo lëndë janë mjaft të mëdha duke përfshi edhe zhvillimin e vetëbesimit.
Edhe kjo lëndë si çdo lëndë e re, nga disa nxënës është pritë me hezitim, por me kalimin e kohës veçse po adaptohen me të u shpreh Baliu.
Sipas nxënësve Joga si lëndë nuk është shumë e vështirë.
Edhe shkolla Xhemajl Mustafa në Prishtinë po e praktikojnë si lëndë zgjedhore Jogen.























