10:15 / 03.11.2022
“Idile të Rëndomta të Jetës Moderne”, ekspozitë e autorit Jeton Gusia
Sh.Gashi / RTKlive
Të martën, më 8 nëntor, më fillim nga ora 19:00 do të bëhet hapja e ekspozitës personale të autorit Jeton Gusia “Idile të Rëndomta të Jetës Moderne” e kuruar nga Blerta Hoçia.
Peizazhet urbane, jeta rurale, pjesë nga aktivitete të përditshmërisë, në pishina, në qendra masazhi, në autobus, në mensën e qendrës tregtare, janë skena që përbëjnë të jetuarit në tërësinë e vet.
Në njoftim thuhet se vizitori në këtë ekspozitë, “do ta gjejë veten të zhytur në thellësitë e tuneleve brenda të cilave vallëzon një ritëm primordial, ai i pavetëdijes kolektive, ku herë pas here copëza dite si idile të pikturuara të përditshmërisë shfaqen me thjeshtësinë e jetës së jetuar”.























