Opera e Kosovës nesër me koncert me arie dhe fragmente nga operat shqiptare
BKT
Kulturë

Opera e Kosovës nesër me koncert me arie dhe fragmente nga operat shqiptare

Sh.Gashi / RTKlive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se Opera e Kosovës do të organizojë koncert më 4 nëntor, pikërisht për të shënuar Ditën Botërore të Operës.

MKRS njofton se koncerti me arie dhe fragmente nga operat shqiptare përbëhet nga Mrika Skënderbeu, Komisari Goca e Kaçanikut, Dasma Arbrëshe.

Gjithashtu, në këtë ditë shënohet edhe 1 vjetori i inaugurimit të institucionit të Operës së Kosovës.

"Koncerti do të përmbajë arie dhe fragmente nga operat shqiptare.  Aty do të marrin pjesë ansamble të ndryshme, sikurse: Okteti Plus, Zanat, Okarina e Prishtina Bass, derisa solistë do të jenë Selvije Marteti, Kaltrina Miftari, Liridon Sadriu, Urta Haziraj, Fjolla Krasniqi, Arbër Maliqi, Elona Sadiku, Hekuran Bllaca, Melos Buza e Lekë Salihu. Gjithçka do të fillojë më 4 nëntor me fillim nga ora 20:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


MË SHUME NGA Kulturë