IPK rekomandon suspendimin e Drejtorit Rajonal të Policisë në Veri
BKT
Lajme

IPK rekomandon suspendimin e Drejtorit Rajonal të Policisë në Veri

V. Thaçi / RTKlive

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media njofton se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e Drejtorit Rajonal të Mitrovicës së Veriut.

Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në  Mitrovicës së Veriut dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.  Krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së është rekomanduar suspendimi i të njëjtit.

“Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga  hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, thuhet tutje një komunikatë .


MË SHUME NGA Lajme