Haradinaj - Kurtit: Pranoni kërkesën e Amerikës për targat
BKT
Foto: Arlinda Sejda
Lajme

Haradinaj - Kurtit: Pranoni kërkesën e Amerikës për targat

Arlinda Sejda / RTK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që me urgjencë ta pranon kërkesen e amerikës për targat.

Përmes një konference për media, Haradinaj ka thënë se i kërkon Kurtit që deri në marrëveshjen finale të mos ndërmerr asnjë veprim pa koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pa koordinim me SHBA , Kurti të mos marrë asnjë veprim , të vejë kontakt me Biden dhe për të saktësuar veprimet deri në marrëveshjen finale për njohjen reciproke”, tha Haradinaj.

Ky reagim i Haradinajt erdhi pas shqetësimit për situatën në veri të vendit dhe në brezin kufitar.


MË SHUME NGA Lajme