Konjufca: Kuvendi do t’i zbatoj të gjitha obligimet që dalin nga MSA
M.Sh/RTKlive
Kuvendi i Kosovës do t’i zbatojë të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) si dhe do t’i përmbush reformat e nevojshme për avancimin e agjendës së integrimit evropian.
Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca gjatë një takimi që zhvilloi me eurodeputetët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë të kryesuar nga Romeo Franz.
Sipas një njoftimi për medie, në këtë rast është diskutuar, ndër të tjera, për progresin e arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krizën energjetike, si dhe bashkëpunimin rajonal.
Në takim morën pjesë edhe eurodeputetët Angel Dzhambazki, Ladislav Ilçiq, Lukas Mandl, Karlo Ressler, Thomas Waitz dhe Bogdan Rzonca. Ndërsa përveç kryeparlamentarit Konjufca në takim ishte edhe nënkryetarja Saranda Bogujevci dhe ambasadori Agron Bajrami.























