Komisioni Hetimor sot interviston, Ymer Fejzullahun nga ZRRE
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Komisioni Hetimor sot interviston, Ymer Fejzullahun nga ZRRE

A.Bela / RTKlive

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sot mban mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i Ymer Fejzullahut, Kryesues i Bordit i Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe intervistimi i Sylejman Hajdini, ish-drejtor Menaxhues i "Kosova Thëngjill", raporton RTKlive.

Deri më tani ky komision ka mbajtur disa mbledhje.

Ndryshe Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala, Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.

 


MË SHUME NGA Lajme