Haxhiu: Reformat në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias
BKT
Foto/ Nga profili i Albulena Haxhiut në Facebook
Lajme

Haxhiu: Reformat në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias

A.Bela/ RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në punimet e Ministerialit ndërmjet BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme.

"Sapo përmbyllëm punimet e Ministerialit ndërmjet BE dhe BP6 për drejtësi dhe punë të brendshme. Në këtë forum diskutova për arritjet e reformës në drejtësi, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionin, krimet e luftës dhe dhunën në familje. Theksova qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që reformat në drejtësi do të bëhen duke marrë parasysh edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Gjithashtu, diskutuam edhe për agresionin rus mbi Ukrainën", ka shkruar Haxhiu në "Facebook".

Ajo ka përmendur se Republika e Kosovës i është bashkuar linjës së Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë po ashtu heqjen e vizave për shtetasit e Ukrainës, ndihmën humanitare dhe strehimin e 11 gazetarëve, për të cilët është ofruar akomodim dhe kushte për punën e tyre të vlefshme.

"Solidariteti i popullit të Kosovës me atë ukrainas, është edhe i natyrshëm, ngaqë për ne mbesin ende të freskëta dhimbjet dhe përjetimet që kishim nga regjimi i Serbisë, krimet e luftës, gjenocidi dhe dhunimet ndaj civilëve të pafajshëm, ngjashëm me atë që Rusia sot po shkakton në Ukrainë", tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme