Dy javë pas operacionit të parë, Hysni Gucati operohet sërish
BKT
Lajme

Dy javë pas operacionit të parë, Hysni Gucati operohet sërish

Fadil Sertolli / RTKlive

Djali i kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit, Musli Gucati ka shkruar në rrjetin social Facebook, për shëndetin e babait të tij. Ai ka bërë të ditur se Hysni Gucati, është operuar sërish sot, kjo vetëm disa javë pas operimit të parë që e kishte bërë në Holandë. Gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit, sipas djalit të tij, nuk është aspak e mirë.

Musliu shkruan edhe për gjendjen shpirtërore që kanë familjarët, pasi babait të tij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ndryshe, ish-kreu i veteranëve të luftës, Hysni Gucati në Hagë po mbahet në burg, pasi u shpall fajtor nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale dhe u dënua me katër vjet e gjysmë burg.


MË SHUME NGA Lajme