Presidentja Osmani lirohet nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore
Fadil Sertolli/RTKlive
Dy ditë pasi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tashmë është liruar nga spitali. Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.
“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”, deklaroi Kupina
Ndryshe, dy ditë me parë Zyra e Presidentes njofton opinionin publik se me 2 nëntor, pas rekomandimit nga mjekët specialistë, presidentja Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, presidentja i ka bartur përkohësisht përgjegjësitë të kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.























