Mustafa vizitoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Lajme

Mustafa vizitoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë

A.B/ RTKlive

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Në fillim të kësaj jave vizitova ish-krerët e UÇK-së dhe drejtuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës për një kohë të gjatë dhe shumë të rëndësishme të shtetndërtimit, Presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen bashkë me luftëtarë tjerë në paraburgim në Hagë”, ka shklruar Mustafa në “Facebook”.

Ai ka njoftuar se ish krerët e UÇK-së, i ka gjetur mirë dhe të bindur për pafajësinë e tyre.

“Më gëzoi fakti që i gjeta mirë, të mbushur me idealizëm; të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së, të gatshëm për të mbrojtur të vërtetën. Mund të jem pajtuar apo të mos jem pajtuar me njërin apo tjetrin për konceptet partiake e të qeverisjes , por është e pamohueshme trimëria dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e popullatës në zonat më të ashpra të luftës dhe zëdhënien për masakrat çnjerëzore nga ushtria dhe shteti i Millosheviçit, ashtu  siç është i pamohueshëm edhe kontributi për paqe në Konferencën e Rambujesë, në transformimin e UÇK-së menjëherë pas lufte, në negociatat e Vjenës për  shtet të pavarur, në shpalljen e pavarësisë  dhe në ndërtimin e institucioneve  demokratike. Uroj që nga ky proces, që u iniciua nga konstruksionet e rrejshme ruse-serbe në Raportin e Dick Martit,  të fitojë drejtësia”, tha Mustafa.


MË SHUME NGA Lajme