Tajani flet me Kurtin dhe Vuçiqin, thirrje për përmbajtje
BKT
Antonio Tajani/Twitter
Lajme

Tajani flet me Kurtin dhe Vuçiqin, thirrje për përmbajtje

RTKlive

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilëve u ka bërë thirrje për përmbajtje dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm.

"Kam biseduar me Aleksandër Vuçiqin dhe Albin Kurtin, të cilëve ia sigurova përkushtimin tonë për stabilitetin në Ballkan. Në koordinim me Kryesinë e Këshillit të Ministrave, i bëjmë thirrje udhëheqjes së tyre për përmbajtje dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm. Italia është protagoniste për paqen”, ka shkruar Tajani në një postim në Twitter

Spoke to Serbian President Vučić and Prime Minister of Kosovo Kurti to reaffirm our strong commitment to stability in the Balkans. I informed @Palazzo_Chigi. We count on their leadership calling for moderation and against unilateral action. Italy is a leading actor for peace. https://t.co/mQ1pxYS37q

— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) November 6, 2022

 


MË SHUME NGA Lajme