Shtëpia-muze e Ndre Mjedës në Kukël, xhevahir i pazbuluar
BKT
Kulturë

Shtëpia-muze e Ndre Mjedës në Kukël, xhevahir i pazbuluar

ATSH

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga shtëpia-muze e ”Ndre Mjedës” në Kukël, Bushat.

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë shtëpi-muze si një xhevahir i pazbuluar.

Shtëpia e poetit të madh u kthye në qendër muzeore pasi u realizua rikonstruksioni i plotë dhe u vendos shtatorja e tij.

Shtëpia ku jetoi dhe punoi Ndre Mjeda është ndërtuar në vitin 1906, dhe paraqet një ndërtim dykatësh të stilit neoklasik.

Gjatë viteve 1962-1979 dhe 1982-1991 ka pasur funksionin e një shtëpie-muze kushtuar poetit dhe e pajisur me objekte të ndryshme të vetë klerikut.

Kompleksi në fshatin Kukël përbëhet nga dy objekte të lidhur me njëri-tjetrin, Kisha dhe Qela, objekte këto që janë projektuar dhe realizuar nga vetë Dom Ndre Mjeda.

Kompleksi në Kukël është shpallur “Monument Kulture” në shkurt të vitit 2012.


MË SHUME NGA Kulturë