Petkoviq i reagon Tadiqit: Në kohën tënde u shkelën interesat në Kosovë
BKT
Foto: Petar Petkoviq/Facebook
Lajme

Petkoviq i reagon Tadiqit: Në kohën tënde u shkelën interesat në Kosovë

F.Sertolli/RTKlive

(Plotësuar) Ish presidentit të serbisë, Boris Tadiq, i ka reaguar drejtori i së ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Ish presidenti serb, Tadiq, paralajmëroi se së shpejti do të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, madja tha se oret që një gjë e tillë të ndodhë këtë muaj ose muajin tjetër.

Por ndaj këtij deklarimi, ka folur Petar Petkoviq. Ai tha se interesat serbe në Kosovë janë shkelur nga politika e dëmshme e Boris Tadiqit.

 “Interesat tona kombëtare në Kosovë dhe Metohi u shkelën nga politika katastrofike e Boris Tadiqit”, shkroi Petkoviç në llogarinë e tij në Twitter.

“Ndërsa ‘e bëri heroin’ nga Rumania duke njoftuar kur e ashtuquajtura Kosova shpalli pavarësinë”.

Petkoviç u shpreh se Aleksandar Vuçiq po lufton me mençuri dhe guxim. “Për  të mbrojtur popullin  në krahinë poe  bën këtë dhe do ta bëjë këtë derisa të jetë në krye të Serbisë”.

Tadiq: Marrëveshjen Kosovë-Serbi, e pres këtë muaj ose në dhjetor

Në fund të këtij muaji apo në fillim të dhjetorit,  pret që të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kështu deklaroi ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, në një intervustë për mediat serbe.

“Së shpejti do të shohim se çfarë dronësh, çfarë avionë Mig, largimi i serbëve nga institucionet dhe i gjithë ky dramatzim, do ta shohim për çka ishte e tëra”, deklaroi Tadiq.

Ai tha se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një marrëveshje të tillë, do ta shesë sikur fitore.

Megjithatë, sipas ish kreut të shtetit serb, një marrëveshje e tillë “do të kërcënonte interesat serbe në Kosovë”.

“Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, pres një marrëveshje që do të paraqitet sikur të ishte fitore, por që në fakt automatikisht do të kërcënojë dramatikisht interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar Tadiq në llogarinë e tij në Tëitter.

Deklarimi i tij bëhet në kohën kur nga disa institucione të Kosovës, me urdhër të Beogradit zyrtar, kanë dhënë dorëheqje prokurorë, gjyqtarë, policë, ministra, deputetë e asamblistë serbë, kryesisht nga katër komunat në veri të vendit.

Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që targat ilegale “KM” të zëvëndësohen me ato të ligjshme “RKS” si dhe pas suspendimit nga detyra të Nenad Gjuriqit, nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës në veri, meqë ky i fundit  ka refuzuar dhe ka rezistuar për mos shqiptimin e fletëqortimeve për pronarët e automjeteve që bartin targa ilegale.


MË SHUME NGA Lajme