Osmani: Institucionet e Kosovës të përkushtuara për rend dhe ligj
BKT
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani: Institucionet e Kosovës të përkushtuara për rend dhe ligj

M.Shefkiu/RTKlive

Zhvillimet e fundit në veriun e vendit, si dhe bashkëpunimi i institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare, ka qenë temë diskutimi në takimin që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar me shefin e misionit EULEX-i, Lars-Gunnar Wigemark.

Sipas një njoftimi për medie lëshuar nga Presidenca, thuhet se Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm me EULEX-in.


MË SHUME NGA Lajme