Situatë e qetë në veri, dorëheqjet vazhdojnë|Video
BKT
Lajme

Situatë e qetë në veri, dorëheqjet vazhdojnë|Video

Arlinda Sejda/ RTK

Edhe në orët e vona të mbrëmjes situata në veriun e Kosovës mbetet e qetë. Ekipi i RTK-së vazhdon të qëndroj atje dhe nga raportimet e drejtpërdrejta vërehen edhe patrullimet e policisë e gjithashtu edhe dorëheqjet thuhet e kanë vazhduar.

Ekipi i gazetarëve dhe kameramanëve të RTK-së ka qëndruar në tri stacionet policore derisa është bërë ndërrimi, si në atë të Njësisë Speciale, në stacionin e vijës së gjelbër dhe afër kufirit me Bërnjakun.

Është konfirmuar se zyrtarët policorë që në stacionin e vijës së gjelbër kanë munguar katër zyrtarë policorë të komunitetit serb, të cilët kanë qenë pjesë e këtyre stacioneve. Po ashtu, në punë zyrtarisht nuk janë paraqitur as zyrtarët policorë serbë të cilët kanë punuar në pikën kufitare të Bërnjakut, ndërsa në Njësinë Speciale nuk është vërejtur ndonjë dorëheqje.

Përpos automjeteve dhe kamionëve, që kryesisht qarkullojnë nëpër veri për tregti, të pakta janë veturat me targa ilegale të serbëve lokalë edhe përgjatë rrugës nga Bërnjaku për në Mitrovicë, dhe në fshatrat përreth si në Banjska dhe Zubin Potok, në të cilët nuk vërehet asnjë qytetar në rrugë.


MË SHUME NGA Lajme