Konjufca takon pa paralajmërim shefat e grupeve parlamentare, temë vetingu
BKT
Lajme

Konjufca takon pa paralajmërim shefat e grupeve parlamentare, temë vetingu

Arlinda Sejda / RTK

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar shefat e grupeve parlamentare. Takimi ishte i paparalajmëruar. temë diskutimi çështja e vetingut.

Konjufca njoftoi se Qeveria se ka dërguar para disa javësh dosjen e të gjithë asaj çfarë është punuar për procesin e vetingut.

"Në takimin me grupet parlamentare diskutuam për një ide, për krijimin e një komisioni Ad -Hoc, i cili do të merret me këto materiale, e që do t’u jepte një formë të amendamenteve kushtetuese këtij procesi", tha ai.

Tutje, kryeparlamentari tha se sipas komisionit të vetingut në opinionin e dhënë, secila formë e vetingut në Kosovë është e mundshme, teksa tha se vetingu duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

"Do të krijojmë një trup i cili është i pavarur, shumë profesional, i cili është, në njëfarë forme, jashtë sistemit të drejtësisë, që merret më rregullimin e të gjitha problemeve të cilat janë shfaqur në sistemin e drejtësisë, sidomos nga aspekti i profesionalizmit, kredibilitetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosove", tha Konjufca.


MË SHUME NGA Lajme